Nga Vendi
14 July 2026
Qeveria miraton strategjinë e re për mbrojtjen e fondeve të BE-së nga mashtrimet

Qeveria ka miratuar Strategjinë për luftë kundër mashtrimeve dhe mbrojtje të interesave financiare të Bashkimit Evropian për periudhën 2026–2030, me synim forcimin e mekanizmave për parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e keqpërdorimeve të fondeve publike dhe atyre evropiane. Sipas Ministrisë së Financave, strategjia është hartuar në përputhje me obligimet që dalin nga Programi Kombëtar për Përshtatjen e Legjislacionit të BE-së, në kuadër të Kapitullit 32 – Kontrolli Financiar. Dokumenti synon të rrisë transparencën dhe disiplinën në menaxhimin e fondeve, duke garantuar mbrojtje më efikase të interesave financiare të Bashkimit Evropian. Strategjia përfshin katër shtylla kryesore, parandalimin e parregullsive dhe mashtrimeve, zbulimin në kohë të tyre, hetimin dhe ndjekjen më efikase të rasteve, si dhe kthimin e mjeteve të keqpërdorura dhe vendosjen e sanksioneve për përgjegjësit. Nga Ministria e Financave theksojnë se zbatimi i këtij dokumenti pritet të përmirësojë procesin e zbulimit të keqpërdorimeve, të përshpejtojë trajtimin e rasteve të dyshimta dhe të rrisë efikasitetin në ndëshkimin e autorëve.



Të ndryshme
Më shumë
Bekteshi: Maqedonia në të ardhmen do të jetë vend transit për gaz për vendet tjera22 September 2021
Rritet numri i infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Maqedoni18 August 2021
Adrola Dushi më provokuese se kurrë22 October 2021