Nga Vendi
21 June 2021
Filipçe jep lajmin e fundit për ardhjen e vaksinave dhe hapjen e pikave të vaksinimit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se deri në fund të këtij muaji pritet të mbërrijnë rreth 600 mijë vaksina dhe me këtë do të përshpejtohet edhe procesi i vaksinimit i cili gjatë kësaj periudhe është i ngadalësuar.

Filipçe tha se më 28 qershor pritet të arrijnë 100 mijë vaksina “Pfizer” nëpërmjet mekanizmit Kovaks, ndërsa më 30 qershor pritet të arrijë edhe dërgesa prej 500 mijë vaksinave kineze.

Me këtë, siç tha ministri pritet që në periudhën që vijon të hapen edhe pikat e vaksinimit që secili qytetar të mund të pranojë vaksinën kundër coronavirusit.

“Në fund të javës së ardhshme priten këto sasi të mëdha të arrijnë, që javën që vjen të përshpejtohet dukshëm procesi i vaksinimit.

Në periudhën jo më gjatë se dy javësh, të gjithë qytetarët e paraqitur të cilët presin termin, kurse ata janë rreth 180.000, do të fitojnë termin dhe do të vaksinohen, që më pas t’i hapim pikat për të gjithë ata që kanë treguar vullnet të vaksinohen”, tha Filipçe.



Të ndryshme
Më shumë
Arta Bajrami për Big Brother: Të gjithë kanë dëshirë të hyjnë, por nuk guxojnë23 September 2026
Lorik Cana nderohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, vlerësim për kontributin dhe identitetin kombëtar13 April 2026
Motra e Kim Jong-unit tallet me ShBA-në: Si duket po ia bëjnë qejfin vetes22 June 2021