Nga Rajoni
1 June 2026
Haradinaj ngushëllon Ilir Metën për humbjen e të atit, Rexhep Meta

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Haradinaj tha se lajmin e ka pranuar me pikëllim, duke shprehur solidaritet me familjen Meta në këto momente të vështira.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. Bashkëndjejmë me Presidentin Meta, familjen e ngushtë dhe të gjithë të afërmit për këtë humbje”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përcjellë edhe një mesazh ngushëllimi për familjen, duke theksuar se “Zoti ua lehtësoftë dhimbjen, ndërsa i ndjeri u prehtë në paqe”.

Ngushëllimet për familjen Meta kanë ardhur nga personalitete të shumta të jetës politike dhe publike shqiptare pas lajmit për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës.



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë/ Nesër shfaqet komedia “Dramë për të qesh”16 December 2025
Ora e parë në shkollat e Prishtinës nesër do t’i kushtohet UÇK-së dhe historisë së luftës15 September 2026
Dom Mark Pashkja: “Mos na uroni më për Bajram e për Pashkë, heshtja vlen më shumë se hipokrizia”10 November 2025