Nga Vendi
21 June 2021
Ja c?ka shkruan myftiu i Tetove?s pe?r ndarjen nga jeta te? Mahmud ef Arsllani.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të muhafizit shumë të respektuar të Tetovës, doajenin e hafizave, Mulla Mahmud ef. Asllani, i cili në qetësi ruajti Kur’anin përmes hafizave dhe në qetësi largohet nga kjo botë.

Në emrin e BFI-së Myftinia e Tetovës, në emrin tim personal, në emër të hoxhallarëve, hafizëve dhe në emër të të gjithë besimtarëve, shprehim ngushëllimet më të siqerta, familjes, shokëve, nxënësve dhe miqve të tij.

E lusim Allahun Fuqiplotë, që hoxhën tonë të dashur ta shpërblejë me xhennet për punën dhe sakrifikicën e tij,
në duart e të cilit kanë kryer hifzin afër 200 hafizë të Librit të Allahut, veprimtari kjo e cila do të ngelet e përjetshme në historinë e vendit tonë, ndërsa familjarëve t’u japë sabër.

BFI-Myftinia e Tetovës

Myftiu:
Prof. Dr. Qani ef. Nesimi



Të ndryshme
Më shumë
Ja sa qytetarë janë regjistruar deri më tani, tregojnë nga ESHS15 September 2021
Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë19 August 2021
Ceca krenohet që në Shqipëri dëgjohen këngët e saj me zë të lartë... 3 August 2021