Nga Bota
23 June 2021
Zvicra relakson masat, por çka do të ndodhë me maskat

Javën e ardhshme ne përsëri do të jemi pak më të lirë.

Këshilli Federal po synon për një relaksim të mëtejshëm të rregullave të koronavirusit nga e hëna e ardhshme.

Por, nevoja për të mbajtur maskën në dyqane duket se do të qëndrojë gjatë gjithë verës, sipas ministrit të Shëndetësisë, Alain Berset.

Shitësit me pakicë janë të zemëruar, ata duan që detyrimi për maskë të përfundojë menjëherë, përcjell albinfo.ch.

Portali i lajmeve Nau.ch thotë se Federata Zvicerane e Shitjes me pakicë i ka dërguar një letër qeverisë, duke thënë se ata duan t’u japin fund maskave në dyqane. Ata pretendojnë se distancat dhe barrierat e pleksiglasit janë të mjaftueshme dhe dyqanet nuk kanë qenë kurrë një zonë kryesore e infeksionit.

Federata po bën gjithashtu thirrje për t’i dhënë fund kufirit të njerëzve në dyqane.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev takon Selën në Kuvend?! 5 August 2020
“Kosova Republikë”. Kurti kujton grevën historike të minatorëve të Trepçës20 February 2026
“Air Albania” drejt transformimit, FSHF nis investimet për Euro U-21 2027”21 April 2026