Sport
21 April 2026
“Air Albania” drejt transformimit, FSHF nis investimet për Euro U-21 2027”

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend, në funksion të organizimit të finaleve të Kampionatit Evropian U-21 që do të zhvillohen në Shqipëri në vitin 2027.

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv ka miratuar ndërhyrjet në stadiumin “Air Albania”, ku parashihet zëvendësimi i tapetit ekzistues si dhe përmirësime në bazament, për të përmbushur standardet e kërkuara nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare.

Po ashtu, është dhënë drita jeshile edhe për projektin e paraqitur nga FK Partizani, i cili përfshin transformimin e fushës nga bar artificial në natyral, si dhe ndërtimin e dy terreneve të reja stërvitore.

Në njoftim thuhet se, në bashkëpunim me klubin, FSHF do të realizojë investimin për të transformuar tapetin e fushës nga bar artificial në bar natyral, duke garantuar kushte optimale loje, ndërsa njëra nga fushat e reja do të jetë me bar natyral për stërvitje, kurse tjetra me tapet artificial.

Punimet pritet të nisin në periudhën në vijim, me synimin për përfundimin në kohë dhe sipas standardeve të përcaktuara nga UEFA, transmeton klankosova.tv.



Të ndryshme
Më shumë
Pas ndarjes nga futbollisti shqiptar, Erjona po e shijon lidhjen e re21 July 2021
Kontrollet e shtuara të trafikut në Maqedoni japin rezultate, ulet numri i aksidenteve28 September 2020
Takim me ambasadën amerikane, fokus politikat rinore dhe pjesëmarrja aktive23 March 2026