Nga Vendi
23 June 2021
ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, ka dështim në integrime!

Për mosçeljen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët.

“Sot nuk morëm datë për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kjo është e vërteta e vetme dhe e hidhur e ditës së sotme. Përrallat me gjoja ndryshimin e himnit, janë patriotizëm i rrejshëm me të cilin Ahmeti nga njëra anë dëshiron të bëjë teatër kinse ndryshon diçka dhe Zaevi nga ana tjetër se po mbron diçka.

I gjithë ky mashtrim ka vetëm një qëllim, të defokusojë opinionin nga e vërteta e vetme e ditës, dështimi i radhës në procesin euro integrues. Në vend të gënjeshtrave, Qeveria SDSM-BDI duhet të jep dorëheqje dhe llogari për dështimet në procesin integrues”, thanë nga ASH-ja.



Të ndryshme
Më shumë
Oriola Marashi çmend rrjetin, shfaqet me të brendshme të kuqe dhe tregon format perfekte18 March 2022
Provokon Fifi, Graniti: Mos prek aty ku nuk duhet! 26 October 2021
Prej nesër çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni27 September 2021