Nga Bota
23 June 2021
Vrasja tragjike e Caroline, flet gjeorgjiani i arrestuar: Më torturuan, më rrahën shumë keq që të pranoja krimin

Dyshimet fillestare mbi vrasjen e 20 vjecares Caroline Crouch, bazuar në dëshmitë që jepte bashkëshorti i saj, rënduan mbi një bandë grabitësish gjeorgjianë.

Një shtetas nga Gjeorgjia u arrestua në valën e hamendësimeve policore që ushqenin pretendimet e pilotit 32 vjeçar, i cili rezultoi të ishte vetë vrasësi i të shoqes. I ndaluari tani pretendon se është torturuar nga policët grekë në burg. “Unë kam qenë i lidhur në një karrige për katër ditë.

“Jam rrahur shumë keq nga policia, më merreshin mendtë dhe kur njëri prej tyre ishte i lodhur, vazhdonte tjetri. Ata nuk më pyetën për asgjë, thjesht më thanë të rrëfeja se e vrava unë vajzën. Unë nuk e dija për cilën vajzë po flisnin, ndërkohë ‘Ata më bërtisnin ‘Ti e vrave atë’”, u ankua gjeorgjiani që po mbahet ne burgun e Koridhalosë.

 “Më vonë mësova se atë e kishte vrarë burri i saj ndërsa unë u akuzova për vjedhje. Nuk kam lidhje me asnjë grabitje. problemi im i vetëm është që kisha dokumente të rreme”, është shprehur ai.

Autoritetet greke reaguan ndaj këtyre pretendimeve duke thënë se gjeorgjiani ishte kapur ndërsa tentonte të largohej nga vendi përmes pikës së kalimit kufitar Kipon. Sipas tyre, u zbulua se ka prova kundër tij për përfshirjen e një rast grabitjeje kundër një çifti të moshuar, në shtëpinë e tyre në Pikermi. Ato sqarojnë se për këtë arsye, ai dhe u ndalua nga policia, por nuk komentojnë sakaq mbi pretendimet e tij për keqtrajtim.



Të ndryshme
Më shumë
Liberta dhe Alaudini festuan 20-vjetorin e miqësisë dhe ky do të mbetet kujtimi më i bukur 9 August 2021
120 të infektuar me Kovid-19, 123 të shëruar dhe katër viktima 1 July 2020
Brima më anketë se si qëndrojnë partitë politike të Maqedonisë me mbështetje21 July 2021