Nga Vendi
28 June 2020
Ndërron jetë mjeshtri i valleve popullore Besim Zekthi

LAMTUMIRË BESIM ZEKTHI - "NDERI I KOMBIT" Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” - Besim Zekthi. Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendsueshmin, Besim Zekthi.



Të ndryshme
Më shumë
Koronavirusi prek një imam në Kërçovë, mbyllen 8 xhami30 June 2020
Aksident në autostradën Tetovë-Shkup, lëndohen dy persona25 August 2020
Varianti Delta, bie efektiviteti i vaksinave pas 3 muajsh19 August 2021