Nga Vendi
26 June 2021
Arrestohet një person nga Manastiri

 

Më 25.06.2021 në vendkalimin kufitar Dellçevë, oficerët e policisë arrestuan D.D. nga Manastiri sepse gjatë kontrollit të pasaportës u konkludua se ai është në listën e ndaluar për shkak të dyshimit për kryerjen e një krimi nga neni 215 i Kodit Penal.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij “BMW” me targa të Bullgarisë, janë gjetur 56.200 euro pa dëshmi të origjinës, informoi Ministria e Brendshme.

Automjeti dhe paratë iu dorëzuan Administratës Doganore, ndërsa personi është arrestuar. Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të ngrihet akuzë e përshtatshme./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
MPB Maqedoni shpërbën një grup kriminel, arrestohen disa persona 4 October 2021
Dënohet me dy vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë Shpend Ahmeti24 July 2026
Zabaleta optimist për play-off-in ndaj Polonisë, thekson rëndësinë e përgatitjes dhe besimit te lojtarët kuqezi 4 March 2026