Nga Vendi
26 June 2021
Blegtorët ende i presin subvencionet, paralajmërojnë bllokadë të rrugëve

Blegtorët e Kërçovës, por edhe të rajoneve të tjera ende nuk i kanë marrë subvencionet për vitin e kaluar 2020, ndërsa tashmë po kalon muaji i gjashtë kalendarik i viti 2021.

Disa herë paralajmërohej se subvencionet fillimisht do të paguhen në mars apo prill, pastaj në maj apo qershor, por edhe pas gjysmë viti, subvencionet për vitin 2020 nuk i kanë marrë”, deklaroi për MIA-n kryetari i Shoqatës së Blegtorëve nga ky rajon, Ajradin Bajrami.

Shtoi se punët po zhvillohen në mënyrë gjithnjë e më të pavolitshme dhe në dëm të tyre, mundi i tyre gjithnjë e më pak po vlerësohet, ndërsa detyrimet që i kanë po rriten gjithnjë e më shumë.

Paralajmëroi se blegtorët synojnë së shpejti t’i bllokojnë rrugët dhe të dali para Qeverisë, nëse nuk u paguhen subvencionet deri në fund të këtij muaji.



Të ndryshme
Më shumë
Fatmir Dehari prin në Kërçovë, këto janë rezultatet31 October 2021
Arjola Demiri shpërthen në lotë kur kujton fëmijët në Big Brother: “Edhe pak rriten, kam frik të mbes vetëm” 8 October 2021
Putini: Perëndimi po i mëson fëmijët se mund ta ndërrojnë gjininë, kjo i afrohet krimeve kundër njerëzimit22 October 2021