Nga Vendi
28 June 2021
BESA depërton thellë në oborrin e integristëve – Në Reçicë të Vogël plot votues me Kasamin

Lëvizja Besa sonte ka vazhduat me themelimin e nëndegëve. Sonte në Tetovë në prezencën e qindra aktivistëve është themeluar nëndega Reçicë e Vogël.

“Interesimi i madh për të qenë pjesë e strukturës së Lëvizjes BESA rritet çdo ditë e më shumë. Këtë sonte e dëshmoi kuvendi themelues i nëndegës së Lëvizjes BESA në Reçicë të Vogël dhe Reçicë e Vogël – Lagje.

Ky kuvend madhështor zgjodhi Pajtim Izairin kryetar të nëndegës Reçicë e Vogël-Lagje dhe Samet Bislimin kryetar të nëndegës Reçicë e Vogël.

Këtë kuvend e nderuan eksponentë të lartë të Lëvizjes BESA si sekretari gjeneral Arjanit Hoxha, sekretari organizativ Adnan Azizi, nënkryetari Fadil Zendeli, si dhe koordinatori i këshilltarëve të Lëvizjes BESA në Tetovë, Besar Durmishi”, thuhet në komunikatën e Besës.



Të ndryshme
Më shumë
Mijallkovi dorëzohet në Prokurori: Kam qenë i sëmurë!23 February 2021
LSM: Shporta sindikale arrin në 69.432 denarë20 September 2026
Mexhiti: mbi 70 rrugë në Çair mbajnë emra të historisë shqiptare, përfshirë LPK-në29 June 2026