Nga Vendi
29 June 2021
Mbledhje e rregullt e Qeverisë, do të debatohet për plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 83-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhje, do të shqyrtohet Procesverbali i mbledhjes së 43-të i Shtabit Kryesor Koordinues të Krizës për sigurimin e koordinimit të plotë lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19, mbajtur më 28 qershor të vitit 2021.

Në mbledhje, sipas rendit të ditës, para ministrave do të gjenden edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, parashtruar nga Ministria dikasteriale dhe Informacioni për Projektin “Barazi gjinore në sport”, përgatitur nga Agjencia për Rini dhe Sport.



Të ndryshme
Më shumë
Nuk flasin prej vitesh? Çfarë ka ndodhur mes motrave Libohova?29 October 2021
SHTETI I RI MYSLIMAN NË EVROPË14 September 2020
Zhvillimet e fundit për ish-krerët e UÇK-së, Ali Ahmeti mblodhi Kryesinë Qendrore të BDI-së17 September 2026