Nga Vendi
29 April 2026
Siljanovska-Davkova pret presidentin zviceran Parmelin në Shkup, fokus marrëdhëniet dypalëshe

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të mirëpresë sot në Shkup presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, në kuadër të një vizite zyrtare që synon thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Sipas njoftimit nga Kabineti i Presidentes, Parmelin do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, ndërsa në agjendë janë paraparë një takim kokë më kokë mes dy presidentëve si dhe një takim plenar mes delegacioneve të Maqedonia e Veriut dhe Zvicra.

Pas përfundimit të takimeve, dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku pritet të adresohen temat kryesore të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Në kuadër të vizitës së tij, presidenti zviceran do të vendosë kurorë lulesh edhe në varrin e Goce Delçev në Shkup.



Të ndryshme
Më shumë
Figurat kryesore politike në rajon reagojnë për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit26 November 2025
Derkoski: Asnjë in cident nuk është raportuar në vendvotime deri më tani15 July 2020
Edi Rama kërkon mandatin e tretë qeverisës 2 September 2020