ShowBiz
30 June 2021
Vdes muzikanti shqiptar Ylber Aliu

Pas një sëmundje të gjatë, muzikanti Ylber Aliu ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e tij ka bërë të ditur xhaxhai i tij, Beqir Aliu, ndërkaq ka shtuar se për detajet e varrimit të tij do të njoftojnë me kohë.

Ylberi është familjar i grupit muzikor “Vëllezërit Aliu”. Edhe vetë ka qenë prodhues i këngëve, duke e pasur produksionin e tij. Njihet për një numër të madh të këngëve dhe ilahive të cilat i punoi dhe këndoi edhe vetë.

Kolegët dhe miqtë e njohin edhe si njeri që e deshi fortë jetën, pasi një kohë të gjatë luftoi me sëmundjen.

Ylberi pas vetes ka lënë edhe dy fëmijë.

Ngushllime familjes dhe komunitetit artistik!



Të ndryshme
Më shumë
Ministria e Shëndetësisë: Shërbimet ilegale do të ndëshkohen, siguria e pacientëve prioritet24 April 2026
Aleanca për Shqiptarët: Refuzimi i provimit të jurisprudencës në shqip, diskriminim institucional ndaj studentëve shqiptarë 5 February 2026
Maqedoni: Balotazh i “nxehtë” në komunat shqiptare më 31 tetor19 October 2021