Nga Vendi
30 June 2021
Turistët e huaj do të bëjnë test PCR falas në Maqedoni

Në seancën e sotme të qeverisë, u miratua Protokolli për sigurimin e një testi PCR falas për turistët e huaj me qëndrim të rregulluar në vend, i cili parashikohet si një masë e paketës së gjashtë për rivitalizimin e ekonomisë nën COVID-19.

Masa parashikon teste falas për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë, të cilëve u duhet test PCR për të hyrë në vendin ku kthehen.

Me këtë, Qeveria dëshiron të inkurajojë turizmin në sezonin e ardhshëm të verës me teste PCR falas për turistët e huaj. Zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi më herët theksoi se masa parashikon mbulimin e rreth 50 mijë turistëve.

“Kjo do të bëhet në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, Fondin e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë, sepse ne besojmë se vetëm institucionet e besueshme dhe publike mund të kryejnë testimin e PCR-së në këtë mënyrë dhe në një shkallë kaq të gjerë, siç e kemi parashikuar”, tha zv. Bytyqi.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Shteti paguan 4 euro, banorët kërkojnë 100 euro, “frenohen” punimet për ndërtimin e Autostradës Shkup-Bllacë28 August 2020
Reforma zgjedhore, Bardhi: Rama po tregon se e mban pushtetin me mjete antidemokratike10 January 2024
Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë, lëndohen pesë persona 7 July 2025