Nga Vendi
30 June 2021
Më 1 korrik hiqet Roamingu për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming për pajtimtarët e rrjeteve celulare që vizitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot këtë lajm të rëndësishëm për vendet e Ballkanit, ndërsa shtoi se “nga 1 korriku të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të flasin me kosto zero në roaming”.

Duke filluar nga data 1 korrik 2021 do të aplikohet modeli RLAH (Roam Like At Home), i cili parashikon heqjen e tarifave roaming me pakicë.

Marrëveshja për reduktimin e çmimeve të shërbimeve roaming në rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor është nënshkruar nga ministritë përgjegjëse për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia në Beograd, më 4 prill 2019.



Të ndryshme
Më shumë
Shkurte Gashi prezanton për herë të parë partnerin dhe i bën një dedikim të veçantë për ditëlindje24 June 2021
“Kriminel”, “Qelbësirë”, Dardan Krivaqës ia bombardojnë me komente profilet në rrjete sociale23 August 2021
Marta Kos anuloi vizitën në Beograd pas glorifikimit të Mlladiqit: Si mund t’i shikoja nënat e Srebrenicës 9 September 2026