Nga Vendi
18 July 2026
Mexhiti priti në Çair delegacion të udhëhequr nga organizatori i Forumit Ekonomik të Davosit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur një delegacion të përbërë nga përfaqësues të politikës, biznesit dhe institucioneve ndërkombëtare, të udhëhequr nga Dr. Dustin Plantholt, i prezantuar si organizator i Forumit Ekonomik të Davosit. Vizita u zhvillua në kuadër të nismave për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë takimit, Mexhiti prezantoi prioritetet dhe projektet zhvillimore të Komunës së Çairit, me fokus te qeverisja lokale, investimet në arsim, kulturë dhe infrastrukturë, si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët. "Besoj se dialogu dhe shkëmbimi i përvojave me partnerë ndërkombëtarë janë një vlerë e shtuar për qeverisjen lokale dhe një mundësi e mirë për të krijuar bashkëpunime që i shërbejnë zhvillimit të vendit tonë", ka deklaruar Mexhiti. Vizita u vlerësua si një mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të promovuar projekte që mbështesin zhvillimin lokal.



Të ndryshme
Më shumë
Avokati i Popullit me linjë telefonike falas për shkeljet eventuale të të drejtës së votimit31 October 2025
BFI Maqedoni: Ngushëllime për familjarët e viktimave, jemi në kontakt të vazhdueshëm me BFI-në e Bullgarisë23 November 2021
FSHF organizon takim me Shoqatën e Klubeve Europiane dhe shqiptare në ‘Shtëpinë e Futbollit’30 April 2025