Nga Vendi
1 July 2021
Prokuroria sot thotë fjalët përfundimtare për “Organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit”

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovska, sot do të thotë fjalët përfundimtare për rastin kundër “Organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit”.

Këshilli Penal për këtë rast e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov. Fjalët përfundimtare për mbrojtjen janë caktuar për 6 dhe 12 korrik.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se e kanë kryer veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
​Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët - sonte Prishtina për të 12-tën natë27 September 2026
Tetovë, dënime për 6 drejtues makinash sepse nuk kishin leje të vozitjes15 September 2020
Limani shpërthen pas Kongresit të VLEN-it: “Dolën në skenë dy kikirecat”10 May 2026