Nga Rajoni
1 July 2021
Reagon Vetëvendosje: Albin Kurti nuk merr pagë 2 mijë e 700 euro

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas publikimit të deklarimit të pasurisë të kryeministrit Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Arlind Manxhuka nga zyra për media e LVV-së, ka thënë se është e pavërtetë që Albin Kurti merr pagë 2 mijë e 700 euro.

Ai ka sqaruar se Kurti ka marrë pagë në LVV deri në momentin që është emëruar kryeministër I Kosovës.

“Ne vet deklarimin e pasurisë shihen ne kllapa muajt kur ai ka marre pagën si kryetar, pra deri ne momenti sa nuk ka qene kryeministër. Nga momenti kur është votuar ne krye te qeverise ai merr vetëm pagën si KM dhe jo dyjat, asnjëherë. Shihet qartë edhe në vet deklarimin e pasurisë”, tha ai./GazetaExpress/



Të ndryshme
Më shumë
BE vlerëson progresin e Malit të Zi, kërkon intensifikim të reformave kyçe 5 May 2026
Ministri grek: Falimentojmë në rast se mbyllemi sërish30 June 2021
U gjet trupi i pajetë i 16-vjeçarit në liqenin e Prespës 4 August 2020