ShowBiz
1 July 2021
Adriana Matoshi i bashkohet Paradës së Krenarisë LGBT

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje i është bashkuar Paradës së Krenarisë që po mbahet sot në Prishtinë.

Ajo publikoi një video nga vendi i ngjarjes në mesin e shumë njerëzve prezentë në këtë ditë celebrimi të komunitetit LGBTI.

Tubimi i njerëzve për Paradën e Krenarisë ka nisur sot në orën 11:30 në Sheshin “Skënderbeu”. Motoja për këtë vit është “Bashkë dhe Krenarë”.

Në orën 12:00 ka filluar ecja drejt sheshit, ndërsa do të përfundojë tek sheshi “Zahir Pajaziti” me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.

/Prive.al



Të ndryshme
Më shumë
Shkronjat e UÇK vendosen në kodrën e fshatit Ngucat të Malishevës21 June 2021
Tre shqiptarë mes viktimave, të tjera detaje pas shpërthimit dhe shembjes së një ndërtese të premten në Athinë30 September 2026
Tch: Emri i Vlora Çitakut lakohet për ministre të Diasporës së Shqipërisë 1 September 2021