Nga Rajoni
30 September 2026
Tre shqiptarë mes viktimave, të tjera detaje pas shpërthimit dhe shembjes së një ndërtese të premten në Athinë

Mediat amerikane raportojnë se katër nga gjashtë viktimat e shpërthimit tragjik të premten në Athinë janë nga Nju Jorku.

Dhe madje, po sipas tyre, bëhet fjalë për tre persona me prejardhje shqiptare.

Siç theksojnë mediat e huaja, ndër viktimat ishin Florida Hoxha dhe Ian Kirkpatrick që ishin martuar në gusht dhe kishin udhëtuar drejt Greqisë, ku vëllai i saj, Florin Hoxha, po i kalonte pushimet me bashkëshorten e tij, Erisa Cani, e cila ishte shtatzënë, përcjell Telegrafi.

Ngjarja ndodhi të premten në lagjen historike Plaka, pranë Akropolit, ku një ndërtesë u shemb pas një shpërthimi të fuqishëm.

Mediat raportojnë se dy çiftet duhej të dilnin nga apartamenti në orën 11:00 dhe të merrnin një fluturim për në Shtetet e Bashkuara në orën 16:00. Ata ishin në gjumë kur ndodhi shpërthimi, rreth orës 07:30.

Ndërkohë ishte raportuar se dy viktimat e tjera ishin një burrë britanik dhe bashkëshortja e tij greke, të cilët jetonin në katin e sipërm të ndërtesës.

Autoritetet greke dyshojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi, ndërsa hetimet përfundimtare janë ende në zhvillim.

Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesat përreth dhe dy gra në një objekt fqinj mbetën të plagosura.

Ekipet e shpëtimit punuan për më shumë se një ditë mes rrënojave për të nxjerrë trupat e viktimave. 



Të ndryshme
Më shumë
26 mërgimtarë që pësuan nga aksidenti në Kroaci, transportohen për në Kosovë në ora 16:3027 July 2021
OBRM-PDUKM: Në vend të masave kundër pandemisë, Zaev dhe Filipçe me fushatë të shtrenjtë para zgjedhjeve24 August 2021
Hoxha: Qoftë kjo korrje me bereqet në të gjitha fushat me drithë tek ne dhe në gjithë botën! 7 July 2021