Nga Vendi
1 July 2021
Maqedoni: Për dy vjet qytetarëve u janë kthyer 36.3 milionë euro nëpërmjet aplikacionit “TVSH-ja ime”

“Dy vjet llogari fiskale, nuk janë vetëm letër me numra, por llogari të cilat qytetarëve u kanë kthyer para. Kthimi i parave tek qytetarët është realitet në shtetin tonë dhe 399 mijë përdoruesve të grupmoshave të ndryshme, në dy vitet e fundit u janë paguar 2.238.340.844 denarë, ose 36.3 milionë euro”.

Këtë sot e tha drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) Sanja Llukarevska, në konferencë për shtyp, në të cilën njoftoi të dhëna për aplikacionin “TVSH-ja ime”.

Ajo tha se nëpërmjet kësaj mase, qytetarëve u kthehen paratë, zvogëlohet ekonomia gri dhe mbështet prodhimet vendore.

“Në vitin e parë, mbi 670 milionë denarë janë kthyer përmes “TVSH-ja Ime”, në vitin e dytë mbi 1.5 miliardë denarë, ndërsa në tremujorin e parë të vitit, qytetarëve u janë kthyer 413.758.172 denarë. Falë “TVSH-ja ime” një familje prej katër anëtarëve mund të kthejë deri në 28.000 denarë në vit në buxhetin e tyre familjar”, tha Llukarevska.

Ajo theksoi se gjatë krizës së rëndë ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga Kovid-19 përmes “TVSH-ja ime” 5.537 qytetarë dhuruan kthimin e tyre në vlerë prej 5.8 milionë denarëve për sektorin e shëndetësisë.



Të ndryshme
Më shumë
Spitalet në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Kërçovë të mbushur me pacientë27 August 2021
Në vendkalimin kufitar Evzoni zbulohen 90 kilogram kanabis në kamionin nga Maqedonia30 August 2021
Hakerët kërcënojnë të publikojnë gati një miliard fjalëkalime të përdoruesve të TikTok30 April 2025