Nga Bota
2 July 2021
Biden viziton pallatin e shembur në Miami: Ka ende shpresë për të mbijetuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden zhvilloi një vizitë në pallatin e shembur në Miami një javë më parë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë opinionit pasi ende shumë njerëz ndodhen në rrënoja. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u takua me familjarë të viktimave dhe personave të bllokuar dhe premtoi fonde federale për vijimin me shpejtësi të operacionit të kërkim-shpëtimit.

Ai gjithashtu u shpreh se ka shpresa për persona të mbijetuar nën rrënojat e pallatit 12-katësh.

Deri në këto momente 18 trupa janë nxjerrë nga pallati i shembur ndërkohë që nuk dihet fati i 145 të tjerëve.



Të ndryshme
Më shumë
Flamuri rom në klip nxit reagime të shumta, flet Eli Malaj25 September 2026
Rritet fluksi i migrantëve në Maqedoninë e Veriut 8 July 2020
Elez Biberaj emërohet drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës 1 July 2020