Nga Bota
2 July 2021
Izraeli sulmon Gazën nga ajri pas lëshimit të balonave zjarrvënës nga palestinezët

Izraeli i goditi caqet e militantëve në Gaza me sulme ajrore të premten si hakmarrje për lëshimin e balonave zjarrvënës nga enklava palestineze.

Burimet e sigurisë brenda Hamasit, grup që e kontrollon Gazën, thanë se sulmet i goditën qendrat e trajnimeve. Nuk pati raportime për persona të lënduar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ushtria izraelite përmes një deklarate tha: “Në reagim ndaj balonave zjarrvënës të hedhur drejt territorit izraelit sot, aeroplanët luftarakë goditën një lokacion për prodhimin e armëve që i përket organizatës terroriste, Hamas.”

Të enjten, shërbimi izraelit i zjarrfikësve tha se lëshimi i balonave zjarrvënës nga Gaza ka shkaktuar katër zjarre të vogla në rajonin jugor, Eshkolon, i cili shtrihet në kufi me Gazën.

Në deklaratën e zjarrfikësve thuhet se këto zjarre ishin të vogla dhe jo të rrezikshme si dhe u futën shpejt nën kontroll. “Një hetues i zjarreve përcaktoi se të gjitha zjarret u shkaktuan nga balonat zjarrvënës”, thuhet në njoftim.

Incidenti i ri erdhi pas arritjes së armëpushimit më 21 maj. Gjatë 11 ditëve luftime u vranë 260 persona në Gaza e 13 në Izrael. Marrëveshja e armëpushimit u ndërmjetësua nga Egjipti dhe erdhi edhe pas presionit të madh ndërkombëtar.



Të ndryshme
Më shumë
Policia është akoma në kërkim të autorit të vrasjes së një dite më parë12 July 2025
Rexhepi: Do të ngrejë iniciativë për bashkimin e forcave progresive19 November 2021
Pritet rikthim i plotë i mësimit me prani fizike29 June 2021