Nga Vendi
2 July 2021
Gjobiten 188 shoferë në Shkup, 39 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në komunikacion.

“Në Shkup janë shqiptuar 188 masa, prej të cilëve 39 dënime janë për tejkalim shpejtësie, 31 për motoçiklistë dhe 11 për vozitje pa leje”, thonë nga SPB Shkup.

Po ashtu janë shqiptuar 18 dënime për përdorim të telefonit, 14 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 48 dënime për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kadri Veseli e takoi babain për herë të fundit në spital, nuk dihet kur lëshohet nga burgu për varrim 7 July 2021
Rezultatet në Komunën e Kumanovës me 30% të votave të numëruara31 October 2021
Për shkak tragjedisë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Presidentja Osmani e shpalli të mërkurën ditë zie shtetërore23 November 2021