Nga Vendi
7 July 2026
LSDM: Qeveria po tenton të manipulojë votat e diasporës me modelin e ri të votimit

LSDM-ja ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë, duke pretenduar se po vazhdon përpjekjet për të ndryshuar modelin e votimit të diasporës me synimin për manipulim zgjedhor. Sipas opozitës, bëhet fjalë për një skemë që mund të ndikojë në mbi 200 mijë vota të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

Nga LSDM-ja theksojnë se nuk janë kundër pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhje, por kundërshtojnë çdo model që, sipas tyre, nuk garanton transparencë dhe siguri. “Pasi dështoi përpjekja për votim elektronik pa kontroll, tani po tentohet të imponohet votimi me postë, sërish pa garanci të mjaftueshme për mbrojtjen e vullnetit të lirë të qytetarëve”, deklarojnë nga partia.

Sipas LSDM-së, pretendimet se kjo parti është kundër votës së diasporës janë të pavërteta, pasi emigrantët votojnë edhe me sistemin aktual. Ata shtojnë se kundërshtojnë vetëm një model që, sipas tyre, “i hap derën grabitjes zgjedhore dhe manipulimit të votave të mbi 200 mijë qytetarëve nga diaspora”.

Partia opozitare i bën thirrje qeverisë të tërhiqet nga propozimet aktuale dhe të hartojë një zgjidhje të re me konsensus, ku procesi i votimit të diasporës të rregullohet nga KSHZ-ja.



Të ndryshme
Më shumë
Këngëtarja Poni humb familjaren në moshë të re: ‘Kush do më zgjojë nga kjo ëndërr e keqe29 June 2021
Andorra-Shqipëri - Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme12 November 2025
Maqedonia e Veriut: Në 24 orët e fundit janë bërë 1545 testime dhe janë regjistruar 199 raste të reja covid11 July 2020