ShowBiz
2 July 2021
Përfshihet nga zjarri vetura e instrumentistit Xhemil Gjini

Instrumentisti i njohur Xhemil Gjini është përfshirë në një incident së fundmi.

Ai ka bërë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit tregon se vetura e tij është kapluar nga zjarri dhe siç shihet në bazë të disa pamjeve është djegur tërësisht në pjesën e përparme.

I njëjti ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe momentin e ndërhyrjes së zjarrëfikësve.

Përkundër kësaj, instrumentisti shqiptar tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“E harrova plloçën e madhe ndez dhe Renoja ime e dashur u pjek përgjithmonë. Unë jam mirë. Gjynah që ia qita 20 euro naftë dy minuta para se të ndodhte. Kujdes kujdes”, ka shkruar ai.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Nëse opozita kërkon zgjedhje do t'i përgjigjemi pozitivisht dhe do t'i fitojmë 11 September 2026
Dukagjin Lipa portalit serb: Që kur ju bleu Vuçiç jeni bërë patetikë28 July 2021
Shikimi i Melanias mbi Ivanka Trump, video bën xhiron e botës 28 August 2020