ShowBiz
14 September 2026
Genta Ismajli bën dedikimin prekës për babain e ndjerë

Është ndarë nga jeta Mukadem Ismajli, babai i këngëtares së njohur Genta Ismajli.

Lajmin fillimisht e bëri të ditur këngëtari Sunaj Saraçi përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa pak më vonë humbjen e konfirmoi edhe vetë Genta.

Këngëtarja publikoi një fotografi të babait të saj, shoqëruar edhe me një imazh nga fëmijëria, duke i kushtuar atij disa fjalë tejet emocionale.

“Babi im, drita e syve të mi, sot bashkë me ty iku edhe një pjesë e shpirtit tim”, ka shkruar Genta.

Ajo e falënderoi për dashurinë, këshillat dhe përkrahjen gjatë gjithë jetës, duke shtuar se do ta kërkojë në çdo hap dhe në çdo sukses të saj.

“Ti do të jesh përgjithmonë engjëlli im mbrojtës. Pusho në paqe BAB. Të dua dhe do të të dua gjithmonë”, përfundoi këngëtarja.

Prive By Liberta Spahiu i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Genta Ismajlit dhe gjithë familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur.



Të ndryshme
Më shumë
Çift i ri në BB VIP, Dj Dagz dhe Einxhel Shkira japin puthjen e parë 2 January 2022
Besimi: Ju na e dhatë fuqinë për t’i shtyrë më tej kufijtë e suksesit16 July 2020
SHBA refuzon të komentojë propozimin e Iranit, riafrimon qëndrimin ndaj armëve bërthamore 1 May 2026