Nga Vendi
3 July 2021
Arrestohet në Maqedoni një shtetas shqiptar i cili kërkohej nga Interpoli

MPB njofton se dje është arrestuar një shtetas i Shqipërisë i cili kërkohej nga Interpoli i Francës.

“Më 02.07.2021 në orën 14:30 policia në vendkalimin kufitar Blato, është arrestuar SH.C nga R. e Shqipërisë, sepse pas një kontrolli në regjistrat zyrtarë, u konkludua se personi ishte nën masën “arrest” me kërkesë të Interpolit France.

Sh.C iu dorëzua oficerëve të policisë nga Stacioni Policor Dibër për procedura të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Si do të përdoren terminalet e gjurmëve të gishtërinjve në zgjedhjet lokale në Maqedoni? 7 October 2021
Arben Fetai ushtron të drejtën e votës në Opajë19 October 2025
Djali i Jakup Krasniqit: U dënua UÇK-ja, jo individët – kjo dhemb më shumë27 September 2026