Nga Vendi
28 May 2025
Tre pistoleta dhe gjithsej 643 fishekë…Prokuroria me njoftim mbi gjetjet në Batincë

Tre pistoleta dhe gjithsej 643 fishekë të kalibrave të ndryshëm për lloje të ndryshme të armëve janë gjetur gjatë kontrollit të një të dyshuari në Batincë, njofton Prokuroria.

Kundër këtij personi është lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar me armë ose materie shpërthyese”.

Sipas Kodit Penal, prodhimi dhe trafikimi i paautorizuar i armëve dënohet me burg nga 3 deri në maksimum 10 vite. Prokurori publik i lëndës ka vlerësuar se personi mund të arratiset ose ta përsëris veprën, prandaj është dërguar propozim pranë gjykatësit së procedurës paraprake që personit në fjalë t’i caktohet masa e paraburgimit.



Të ndryshme
Më shumë
Kosovë: 119 raste të reja me COVID-1915 July 2020
LSDM akuzon Prokurorinë për mbylljen e hetimeve të tragjedisë në Koçan pa asnjë përgjegjësi politike31 May 2025
BDI: Urgjentisht e nevojshme rritja e pagës minimale për një jetë me dinjitet19 November 2025