Nga Vendi
6 July 2021
Merkel: Gjermania do të japë 3 milionë vaksina për Ballkanin Perëndimor

Gjermania do të ndajë tre milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deklarata u bë të hënën nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në përfundim të takimit virtual me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Merkel, tha se i sheh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të ardhshme në Bashkimin Evropian “për arsye strategjike”.

“Është në interesin e Bashkimit Evropian që ta çojë përpara këtë proces”, tha zonja Merkel në një konferencë me gazetarët, pas përfundimit të takimit ku mblodhi për herë të fundit përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, duke lënë të nënkuptohet se po flet për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, por pa i përmendur ato.

Kancelarja Merkel tha se gjatë takimit virtual, presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte shprehur “shumë qartë” mbështetjen e tij për ardhmërinë evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit.

Në samit morën pjesë përfaqësues nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova si dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.



Të ndryshme
Më shumë
UNT sensibilizon për autizmin dhe sindromën Down, bashkon ekspertë dhe prindër në një panel gjithëpërfshirës31 March 2026
Mijovska: Ndërgjegjësimi dhe edukimi për dhurimin e organeve shpëton jetë njerëzish30 June 2021
Kodi i Sjelljes Etike forcon integritetin dhe transparencën në Kuvend 8 July 2026