Nga Bota
6 July 2021
Burri kafshohet nga pitoni që i doli nga guaska e tualetit, përfundon në spital

Një burrë u dërgua në një spital në Graz të Austrisë pasi u kafshua nga pitoni i një fqinji ndërsa ishte ulur në një guaskë tualeti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një incident i çuditshëm ndodhi dhe pitoni arriti tek fqinji përmes tubave të kanalizimeve.

Siç shkruan “Krone”, pitoni, me gjatësi rreth 1.5 metra, i shpëtoi pronarit dhe me shumë mundësi u fut në tubat e ujit.

Ende nuk dihet se si, por ai arriti të mbërrinte në guaskën e tualetit në banesën e fqinjit dhe ai kafshoi burrin fatkeq këtë mëngjes kur ai shkoi në tualet.

Si pasojë, shpëtimtari Werner Stangl mori një telefonatë nga autoritetet që ai të kapte një piton në një apartament.

Ndryshe, më parë, të gjithë ishin evakuuar nga banesa.

Stangl e gjeti gjarprin në tualet, duke u përpjekur të hynte sërish në tubin e kanalizimeve.

Ai tha se kjo nuk ishte aspak e lehtë dhe se pastaj ai menjëherë lau gjarprin.

Sipas mediave, austriaku fatkeq u dërgua në spital, por nuk u lëndua rëndë gjatë kafshimit, por përvoja ishte sigurisht shumë e frikshme.



Të ndryshme
Më shumë
Mos ndoshta këto të Luanës ishin thumba drejtuar Arbanës?25 October 2021
A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për njohjet e Kosovës23 July 2021
Imami kosovar që i largoi fotot e Rugovës e Skënderbeut: Aty ku ka fotografi, nuk hyjnë melaqet10 August 2021