Nga Rajoni
6 July 2021
Thellohet kriza politike në Mal të Zi, partia pro-serbe në pushtet do qeveri të re pa kryeministrin aktual

Përfaqësuesit e partive parlamentare që përbëjnë shumicën qeverisëse në Mal të Zi do ta zhvillojnë raundin e dytë të bisedimeve mbi krizën e pushtetit sot në parlament.

Një nga udhëheqësit e partisë pro-serbe në pushtet, Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq deklaroi se nuk po heqin dorë nga kërkesat fillestare për ta krijuar një qeveri pa kryeministrin Zdravko Krivokapiq, transmeton Gazeta Express.

Medojeviq i tha Pobjeda-s se Fronti Demokratik do të marrë pjesë në takimin e sotëm, por se nuk do të heqë dorë nga kërkesat.

“Për sa na përket, ne jemi të vetmit që dolëm me pozicione të qarta – për të mos mbështetur qeverinë e Zdravko Krivokapiq, se ai ka mbështetjen e vetëm 14 deputetëve. Ne mendojmë se zgjidhja më e mirë është një qeveri e re brenda të njëjtës mazhorancë”, tha Medojeviq.



Të ndryshme
Më shumë
Grubi takon ambasadoren gjermane: Jemi gati t’i nisim bisedimet për anëtarësim në BE 7 September 2020
“Shqiponjat” vërshojnë rrugët e Shkupit 2 August 2021
Jonida Vokshi ndan momente të ëmbla me fëmijët: “Një botë e tërë për mua”29 September 2026