Nga Vendi
6 July 2021
Fillimi i vitit shkollor do të varet nga gjendja epidemiologjike në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot theksoi se tani është shumë herët të tregohet nëse do të ketë anulim të fillimit të vitit shkollor. Fillimi i vitit shkollor, siç tha, do të varet nga shumë faktorë, ndërsa më së shumti nga gjendja epidemiologjike, e përgjithshme në vend.

“Në çdo rast ajo që është më e rëndësishme është se intensivisht bëhet vaksinimi i mësimdhënësve dhe se janë të gatshëm të gjithë skenarët për fillim të vitit shkollor”, deklaroi Filipçe pas vizitës së Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri (KSHA) në Shkup.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Filipçe tha se ende është në rrjedhë vaksinimi i mësimdhënësve dhe se pritet të përfundojë ai proces. Paralajmëroi se pastaj do të dalin me përqindje konkrete.

“Tani po vaksinohen edhe mësimdhënësit të cilët duhet të fillojnë me prani fizike, nëse gjithçka shkon mirë dhe është stabile, ndërsa tani kanë mbajtur mësim online. Ai proces do të përfundojë këtë javë dhe tjetrën, pastaj do ta dimë përqindjen e saktë”, theksoi Filipçe.



Të ndryshme
Më shumë
Petrit Malaj në Shkup, Denion Meidani ambasador në Prishtinë, djali i ish-Presidentit para komisionit: Mbaj me vete ADN e babait tim 9 October 2026
Zjarri në spitalin modular të Tetovës, Filipçe përmbahet nga komentet23 September 2021
Haradinaj ngushëllon Ilir Metën për humbjen e të atit, Rexhep Meta 1 June 2026