Nga Vendi
6 July 2021
Snopçe: Nuk e mbështesim interpelancën kundër Xhaferit

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe thotë se arsyeja e interpelancës kundër kryetarit të Kuvendit është e pabazë dhe nuk do ta mbështesin.

Sipas tij, opozita ka shumë vërejtje ndaj Xhaferit si kryetar i Kuvendit por në rastin konkret opozita shqiptare vlerëson se përdorimi i gjuhës shqipe nga Xhaferi nuk përbën bazë për interpelancë kundër të parit të Kuvendit.

Dje dy deputetë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dorëzuan interpelancë ndaj kryetarit Talat Xhaferi. Interpelanca u parashtrua nga deputeti i “Majtës”, Dimitar Apasiev dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska-Davkova./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ditë e veçantë për Jehona Sopin, vajza e saj e vetme mbushi 9 vite jetë20 August 2021
Ali Ahmeti takon ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, në fokus sundimi i ligjit dhe stabiliteti22 June 2026
"90 përqind e njerëzve nuk e kanë këtë" - nutricionistja zbuloi sekretin e dietës së Ronaldos, ja si i reziston plakjes28 September 2026