Nga Vendi
7 July 2021
Qeveria e Maqedonisë do të ndihmojë Qendrat e Fitnesit, studiot e fotografimit, udhëzuesit turistik dhe vendet për lojëra

Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim që të miratohen 2.460.00 denarë për 80 udhëzues turistik të cilët kanë përmbushur kushtet dhe kriteret në thirrjen publike.

Me këtë vendim, udhërrëfyesve turistik do t’u ndahen 30.750 denarë për tejkalim të pasojave nga coronavirusit, ndërsa kjo masë ishte e përfshirë në Paketën e gjashtë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, 33 operatorëve që organizojnë evente dhe që kanë përmbushur kushtet e thirrjes publike, do t’u ndahen 15.443.661.00 denarë, ndërsa në thirrje kishte 45 aplikime.

Qeveria e Maqedonisë po ashtu vendosi të mbështesë 184 persona juridik që janë regjistruar si studio fotografime dhe Qendra të Fitnesit, ndërsa shuma e paraparë është 11.924.820.00 denarë.

Në mbledhje qeveritare po ashtu u shqyrtua edhe informacioni për rezultatet e thirrjes publike për mbështetje të subjektet që merren me lojëra fëmijës dhe pushimore private për fëmijë nga ku u vendos që të ndahen 5.442.232 denarë nda 73 personave juridikë që i përmbushin kushtet./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski uron 22 Nëntorin: Komuniteti shqiptar, me gjuhën, kulturën dhe vlerat e tij, është pjesë thelbësore e shtetit tonë22 November 2025
Mickoski tregoi se sa herë është takuar me Ali Ahmetin11 August 2020
Pesë viktima dhe 164 raste të reja me Covid-19, shërohen 74 pacientë17 July 2020