Nga Rajoni
29 June 2020
Haradinaj nuk e takon Ramën: I padituri, s’ mund të takohet me të diturin!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Në emisionin DebatPlus të TV Dukagjini, Haradinaj ka thënë se fokusi nuk duhet të jetë te fakti që Thaçi nuk do të jep dorëheqje deri në verifikimin e aktakuzës, por te menaxhimi i situatës që Kosova ta ruajë interesin nacional.

Derisa lideri i AAK-së, konfirmoi edhe lajmin e Indeksonline, ku tha që s’do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, pasi që ky i fundit është duke qëndruar në Kosovë.

Haradinaj ndër të tjera tha se ka pasur interesim nga ana e Ramës për t’u takuar, por që s’ishte e njëjta gjë edhe nga ana e tij, ndërsa ironizoi me një deklaratë të kryeministrit shqiptar, i cili e kishte quajtur atë të paditur.

“I paditurin nuk mund të takohet me të diturin”, tha Haradinaj.

Kujtojmë që Rama kishte bërë padi ndaj Haradinajt për shpifje, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit i cili kishte akuzuar kryeministrin shqiptar se kishte lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline



Të ndryshme
Më shumë
Hoxha dhe Mexhiti në Tiranë: Nuk ka përçarje, theksohet bashkëpunimi për shqiptarët dhe integrimin27 April 2026
Bilall Kasami voton në Tetovë15 July 2020
Kosova “pushton” kërkimet në Turqi para finales vendimtare për Botërorin 202628 March 2026