Sport
13 June 2026
FFK hap dyert për talentet e diasporës, nis kampi seleksionues për Kombëtaren e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur organizimin e një kampi seleksionues të dedikuar për futbollistët e rinj që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, me synimin që talentet premtuese të identifikohen dhe të përfshihen në ekipet kombëtare të grupmoshave përkatëse. Sipas njoftimit të FFK-së, kampi do t’u mundësojë trajnerëve dhe stafit teknik të përfaqësueseve të Kosovës që të ndjekin nga afër paraqitjet dhe potencialin e lojtarëve të rinj, duke vlerësuar aftësitë e tyre për një angazhim të mundshëm në fanellën dardane. Ky proces konsiderohet një hap i rëndësishëm në zgjerimin e bazës së futbollistëve të Kosovës, duke krijuar mundësi që talentet nga diaspora të dëshmojnë cilësitë e tyre dhe të bëhen pjesë e rrugëtimit të Kombëtares së Kosovës në të ardhmen.

Burimi: Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Reagon Glauk Konjufca për rastin në Gllogjan26 November 2021
Adrola ndan foto nga darka romantike, a ia dhuroi lulet Capital T?22 June 2021
Arjola Demiri nuk e di ende sa metra katrorë është shtëpia që e fitoi në “Big Brother VIP”14 March 2022