Nga Bota
8 July 2021
Shpërthim i fuqishëm në Dubai

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Dubai. Nga të dhënat e para raportohet se një anije me kontejnerë u përfshi nga zjarri, ndërsa më pas ndodhi edhe shpërthimi.

Zyrtarët në Dubai konfirmuan shpërthimin duke bërë të ditur se zjarri nisi në anijen e ankoruar në portin Jebel Ali të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shpërthimi është ndjerë në pjesën më të madhe të Dubait, ndërsa për fat të mirë deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar nga kjo ngjarje./A2CNN



Të ndryshme
Më shumë
Kobra e lëshuar në taksi mbyt pesë persona në Egjipt19 August 2021
Një muaj në Maqedoni do të qëndrojnë 170 ushtarë nga ShBA dhe 10 nga Polonia11 August 2020
Vdekja e 18 vjeçares në Ferizaj, sot pritet të del para Gjykatës i dyshuari i arrestuar24 August 2021