ShowBiz
28 September 2026
Blero me amanet për djalin: Nëse një ditë atdheu të thërret, të jesh aty ku qëndrojnë burrat - në ballë të UÇK-së

Këngëtari i njohur, Blero, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë me djalin e tij, duke e shoqëruar fotografinë me një mesazh emocional dhe patriotik.

Në imazhin e publikuar në Instagram, artisti shihet duke mbajtur të birin në krahë, teksa krahas fotografisë ka shkruar disa fjalë që lidhen me dashurinë për atdheun dhe Kosovën.

Në dedikimin e tij, Blero i drejtohet të birit duke i lënë një amanet për të ardhmen dhe duke përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Blero me amanet për djalin: Nëse një ditë atdheu të thërret, të jesh aty ku qëndrojnë burrat - në ballë të UÇK-së

“Zoti më bekoi me ty, biri im. Të lë amanet që, nëse një ditë atdheu të thërret, të jesh aty ku qëndrojnë burrat - në ballë të UÇK-së, për Kosovën dhe për gjakun shqiptar”, ka shkruar ai.

Blero dhe partnerja e tij, Eronita, u bënë prindër të një djali pak muaj më parë.

Ky është fëmija i dytë i këngëtarit, i cili është gjithashtu baba i një vajze, Tarës, nga martesa e mëparshme me aktoren Teuta Krasniqi.

Prej ardhjes në jetë të djalit, Blero ka ndarë herë pas here momente familjare në rrjetet sociale, ndonëse këtë herë zgjodhi një dedikim me një mesazh të fortë për të birin dhe lidhjen e tij me Kosovën. /Telegrafi



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 3.500 qytetarë me të ardhura të ulëta do të marrin 12.000 denarë për pushime29 July 2021
Ademi kritikon Avokatin e Popullit për gjuhën shqipe në provimet profesionale26 March 2026
Macron kërkon euroobligacione: BE-ja duhet të sfidojë dominimin e dollarit dhe varësinë nga SHBA e Kina10 February 2026