Nga Rajoni
8 July 2021
Kryeministri Albin Kurti ngushëllon Kadri Veselin dhe familjen e tij për vdekjen e babait

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dha familjes së tij, për vdekjen e kryefamiljarit Fazli Veseli, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ZKM’ja ka bërë me dije se Kurti ka thënë se lajmin e ka marr me keqardhje të madhe.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.

Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre, tha kryeministri Kurti”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Ndryshe, babai i Kadri Veselit, ka vdekur dje në moshën 94-vjeçare. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë muajve të fundit.

Varrimi i tij është bërë mbrëmë, derisa në ceremoni s’ka mundur të marr pjesë djali i tij i vogël, Kadriu, i cili gjendet në paraburgim në Hagë./Gazeta Express



Të ndryshme
Më shumë
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të vlerësojë nëse duhet të vendosen teste për hyrje në Maqedoni 2 July 2021
ESHS-Maqedoni: Kostoja e jetesës në maj 2025 u rrit për 1.5%10 June 2025
Publikohen fotot: Nusja e Shpatit shumë xheloze, e shoqëron edhe nëpër koncerte16 June 2021