Nga Vendi
8 July 2021
Në Shkup 206 gjoba për shkelësit e rregullave në komunikacion

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (07.07.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në trafik.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit, u shqiptuan gjithsej 206 gjoba, përfshirë 46 sanksione për ngasje më shumë se shpejtësia e lejuar, 20 shkelje të kryera nga motoçiklistë, 15 për ngasje pa patentë shoferi.

“10 sanksione u vendosën për përdorimin e telefonit celular, tetë për ngasjen nën ndikimin e alkoolit, pesë për shofer fillestar, katër për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruar, 28 sanksione për parkim të paligjshëm”.

“Kontrollet e trafikut të veprimit të intensifikuar do të vazhdojnë. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Edhe shefi i NATO-s reagon pas kërcënimit të Putinit me armë bërthamore27 February 2022
Rita Ora nga Los Angelos i kërkon mamasë recetën e gatimit për “Speca me gjizë”22 July 2021
“Qëlloni pa paralajmërim këdo që shkel kufirin”, masat anti-Covid në Korenë e Veriut 2 September 2020