Nga Rajoni
8 July 2021
Arben Vitia vaksinohet kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është vaksinuar sot kundër COVID-19.

Vitia ka marrë vaksinën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndërsa, ai ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Pas vaksinimit, Vitia pritet të deklarohet para mediave.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë tashmë ka marrë vendim që qytetarët të vaksinohen me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Të gjithë ata që kanë dashur të vaksinohen me vaksinën e Pfizer, janë kthyer dje prapa pa u vaksinuar.

Vaksina Pfizer do t’u jepet vetëm atyre që kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine.



Të ndryshme
Më shumë
Sallatë orientale me lakra, karota, selino27 December 2020
Mickoski: E ardhmja duhet të jetë më e fortë se ndarjet13 August 2026
Shehu: Listat e hapura në zgjedhjet lokale do të jenë test për zgjedhjet kuvendare18 June 2021