Nga Vendi
9 July 2021
“Global Finance”: Maqedonia në vendin e 125-të në botë për nga siguria

Magazina “Global Finance” vendosi Maqedoninë e Veriut në vendin 125-të në botë për nga siguria e vendeve nga gjithsej 134 vende.

Krahasuar me vendet e Ballkanit, pas Maqedonisë ndodhet vetëm Bosnja e cila ndodhet në vendin e 130-të, ndërsa më mirë janë ranguar Serbia në vendin e 34-të, Sllovenia (47), Rumania (51), Shqipëria (63), Kroacia (74), Bullgaria (114) dhe Mali i Zi (121)

Vendet më të sigurta karakterizohen me të dhëna dhe burime të përditësuara dhe janë Islanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Singapori, Finlanda, Mongolia, Norvegjia, Danimarka, Kanada dhe Zelanda e re.

Për rezultatet merret parasysh tre faktorë, lufta dhe paqe, siguria personale dhe rreziku nga katastrofat natyrore, duke përfshirë edhe faktorët e rreziqeve që dalin nga coronavirusi./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Më ka vdekur mamaja nga kanceri”, Sabiani rrëfen një nga momentet më të vështira të jetës11 October 2021
Maqedoni: Sërish do të ketë shtrenjtim të çmimeve të bukës dhe vajit 13 September 2021
Trump: Joe Biden nuk përfitoi asgjë nga samiti18 June 2021