Nga Vendi
26 September 2025
Nga sot hyn në fuqi ligji në Maqedoni: Gjobë për ata që kalojnë rrugën me telefon në dorë.

Për këmbësorët që kalojnë rrugën dhe në të njëjtën kohë flasin në telefon, përdorin kufje në të dyja veshët, orë inteligjente ose tabletë, nga sot do të ndeshen me sanksione.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, njofton se nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet e Ligjit për Sigurinë e Trafikut, të cilat janë miratuar me qëllim përmirësimin e sigurisë për kategoritë më të cenueshme të pjesëmarrësve në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve të trafikut të shkaktuara nga pakujdesia.

Sipas vendimit të ri, gjoba do të jetë 40 euro. Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për shoferët e biçikletave, motoçikletave, mopedeve, triçikleve dhe katërçikleve, të cilët, sipas ligjit, gjatë drejtimit nuk lejohen të përdorin pajisje elektronike.



Të ndryshme
Më shumë
Plastika do të shndërrohet në vanilje për akullore23 June 2021
Ashkovski rrëfen tmerrin në Iran, “Asani më shpëtoi nga lufta” 5 March 2026
Erjon Vishkulli kthehet në Tiranë: Fjalët janë të mira për syrin, por siguri nuk kemi18 November 2026