Nga Vendi
30 June 2020
Pse “kryeministër shqiptar” e jo me përkatësi tjetër etnike, ja çka thotë Xhaferi

Idesë së BDI-së për Kryeministër shqiptar i janë bashkuar edhe njerëz nga komunitetet jo shqiptare, tha kandidati i BDI-së në zonën zgjedhore 5, Talat Xhaferi.

Ai në Debatin Zgjedhor në TV21 shtoi se falë BDI-së bashkësitë më të vogla etnike kanë fituar statusin e duhur në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, andaj ata kanë vendosur që pa rezervë ta mbështesin edhe idenë për Kryeministër shqiptar të dalë nga BDI-ja.

I pyetur se pse kandidati doemos të jetë shqiptar, e jo nga bashkësitë e tjera më të vogla që jetojnë në vend, Xhaferi tha se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen kandidat për kryeministër të jetë një person nga ato komunitete.



Të ndryshme
Më shumë
Lionel Messi do të tërheqë vëmendjen me një rol kryesor në ceremoninë e Topit të Artë13 October 2026
Ard Daullxhiu: Dua të futem tek Big Brother, edhe unë VIP jam25 October 2021
Publikohen 10 lëndët penale të Dardan Krivaqës nga e kaluara “e errët” e tij, një rast e ka të papërfunduar26 August 2021