Nga Vendi
16 October 2021
Probleme për votime në burgjet e Maqedonisë: Të burgosurit nuk figurojnë në Listën Zgjedhore

Për shkak të problemeve teknike ka vonuar fillimi i votimit në burgjet e Maqedonisë.

Deri tani është evidentuar se në burgun e Idrizovës nuk ka pasur pajisje, ndërsa fillimi i votimit ka nisur nga ora 8:20, kurse në burgun e Shuto Orizares përe shkak të rregullimit të materialit zgjedhor, ka pasur vonim prej 20 minutave.

Probleme më të mëdha që tashmë janë tejkaluar ka pasur në burgun e Manastirit dhe Shtipit. Këshilli Zgjedhor nuk ka lejuar të burgosurit të votojnë me legjitimim të burgut, ndërsa më pas votimi ka vazhduar.

Në burgun e Kumanovës, rreth 30 të burgosur që kanë shprehur dëshirën për votim nuk kanë qenë në listën zgjedhore. Një problem të tillë ka pasur edhe në burgun e Manastirit./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
MSH Maqedoni: Nuk ka hospitalizimeve të reja për covid pacientë në Shkup 9 June 2021
?Qeveria e Kosovës ndanë 95,2 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike 7 August 2020
Shaqiri: Synojmë të përmirësojmë kornizën ligjore në sferën mediatike komform me ato të BE-së27 August 2021