Nga Vendi
30 June 2020
Aksion policor në Strugë, kapen mbi 100 kilogramë marijuanë

Si rezultat i hetimeve paraprake, ekipet policore në bashkëpunim me Prokurorinë Publike në Strugë mëngjesin e sotëm kanë sekuestruar mbi 100 kilogramë marijuanë në një mjet lundrues në Liqenin e Ohrit.

Droga është gjetur në rrugën rajonale Strugë-Ohër, respektivisht në afërsi të vendit të quajtur “Rampa”-Strugë.

Në mjetin lundrues në afërsi të bregut të Liqenit janë gjetur shtatë çanta me marijuanë me peshë të përgjithshme mbi 100 kilogramë.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.



Të ndryshme
Më shumë
Kurti: Kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën për presidentin, ne kemi interesim30 January 2026
Fshati Dobrosht, vatër e re e koronavirusit në Tetovë22 June 2020
Erdogan pritet në Shkup këtë pranverë, Mickoski konfirmon takimin e parë zyrtar 5 March 2026