Nga Vendi
19 July 2021
Shkup: Kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve organike të kurbaneve

Edhe këtë vit, në komunat e Shkupit në të cilat festohet Kurban Bajrami, N.P. Higjiena Komunale-Shkup do të vendosë kontejnerë të posaçëm në të cilët qytetarët do të mund ta hedhin mbetjen organike të kurbaneve.

“Tashmë tre vite me radhë, në prag të shënimit të festës së Kurban Bajramit, NP Higjiena Komunale-Shkup vendos enë speciale të parapara për hedhjen e mbetjes organike. Edhe këtë vit, gjatë periudhës 19-21 korrik, Ndërmarrja do të vendosë 17 kontejnerë në më tepër lokalitete në komunat Çair, Butel, Gazi Babë, Shuto Orizare dhe Saraj”.

“U bëjmë thirrje besimtarëve që mbetjen e tyre organike ta hedhin vetëm në këto enë, sepse hedhja e saj në sipërfaqe publike mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin publik dhe të ndotë ambientin jetësor”, tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.



Të ndryshme
Më shumë
Botërori 2026 mbyll një epokë: lamtumira për legjendat e futbollit25 July 2026
Dita e Pavarësisë, disa rrugë të Shkupit sot të mbyllura për qarkullim 7 September 2021
Dy herë brenda ditës kapet nga policia për tejkalim të shpejtësisë, ndalohet 26-vjeçari13 October 2025